IKSHPK-ja rendit simptomat dhe masat për parandalimin e virusit HMPV

IKSHPK-ja ka dhënë informacione mbi simptomat e virusit HMPV dhe ka theksuar rëndësinë e masave parandaluese për të frenuar përhapjen e tij

Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka lëshuar një njoftim për qytetarët lidhur me metapneumovirusin njerëzor (hMPV), duke ofruar informacione për simptomat dhe parandalimin e përhapjes së tij.

Sipas IKSHPK-së, megjithëse ky virus nuk është shpallur një emergjencë globale, autoritetet shëndetësore kanë forcuar masat e monitorimit dhe kujdesit për të parandaluar infektimin.

IKSHPK-ja ka theksuar se metapneumovirusi njerëzor, i cili shpesh shkakton simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm, përhapet përmes pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, si dhe nëpërmjet kontaktit të ngushtë me individë të infektuar.

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë, ndërsa për personat më të ndjeshëm si fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar, mund të shkaktojë komplikacione të rënda si bronkit apo pneumoni.

Për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, Instituti rekomandon që individët të mbajnë maska në hapësira të mbushura me njerëz, të mbulojnë kollën dhe teshtitjen, të praktikojnë larjen e rregullt të duarve dhe të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë.

Ndërkohë, për çdo simptomë të dyshuar, është e rekomanduar konsultimi me mjekun për masat e kujdesit të duhur.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika