Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar ndaj valës së të nxehtit që ka përfshirë Kosovën ditëve të fundit.

Me anë të një postimi në Facebook, nga IKSHPK u është bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

IKSHPK gjithashtu ka shpërndarë disa këshilla praktike për mbrojtje nga nxehtësia pë qytetarët.

“Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar, përdorni syze dielli me mbrojte UV, vendosni krem mborjtës kundër diellit, vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë, qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00, mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara”, ka shkruar IKSHPK.