IKSHPK për rastet e helmimit në Han të Elezit: Uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit

Dyshimet e IKSHPK-së, janë helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të burimit ku nga ai mbushen rezervuarët e ujit për tri fshatrat Gorancë e Glloboçicë dhe Seqishtë. Tutje, IKSHPK-ja, ka thënë se në momentin e parë që do t’i kenë rezultatet do t’i publikojnë

Instituti i shëndetësisë Publike të Kosovës

Instituti i shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK)ka bërë të ditur dhe ka dalë me rekomandime për raste ku rreth 100 persona kishin kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjeksisë familjare në Han të Elezit.

Rekomandimet e IKSHPK-së janë që “uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit dhe të mos ndërpritet furnizimi për shkak që mund të përdoret për nevoja të tjera teknike”.

Tutje ata në njoftimin e tyre, në Facebook kanë sqaruar se është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga fshati Gorancë.

“Dyshimet e drejtoreshës së DSHMS dhe asaj të QKMF bazohen në faktin se dukshëm që nga data 28 qershor kur edhe është lëshuar në përdorim edhe një burim i ri i ujit të pijshëm për të cilin dyshohet se është i kontaminuar” thuhet në komunikatën IPSHK-së .

Si pasojë e kësaj,  të dielën e dhjetë korrikut në në QKMF të Hanit të Elezit, kishin kërkuar mbi 100 persona ndihmë mjekësore.

“Personat që janë paraqitur kanë simpotmat e njëjta: barkqitje, vjellje, temperaturë”, kanë shtuar ata.

Sipas tyre, personat që kanë kërkuar ndihme janë nga fshatrat Gorancë e Glloboçicë dhe Seqishtë.

“Ky burim së bashku me atë paraprak derdhen në të njëjtin rezervuar”, thuhet në IKSHPK.

Këto burime monitorohen nga KRU-Bifurkacioni.

“Mostrat e ujit të marra gjatë ditës së sotme për analizë fiziko-kimike përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normalë”, kane theksuar ata.

Ka përfunduar duke thënë se në momentin që IKSHPK-ja i ka rezultatet  ato do të publikohen në kohë reale.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika