Iku nga vendngjarja pasi shkaktoi aksidentin, arrestohet i dyshuari

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se ndonëse e njëjta ishte informuar për një vetaksident trafiku, me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete. I dyshuari ishte larguar nga vendngjarja dhe i njëjti, është arrestuar nga policia të martën

Ilustrim





Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari që ishte larguar nga vendngjarja e një aksidenti në fshatin Jashanicë të Klinës, aksident ky nga i cili vdiq një person.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se ndonëse e njëjta ishte informuar për një vetaksident trafiku, me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar  lëndime tё rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”, thuhet në komunikatë gjersa theksohet se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Krahas kësaj, Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, ёshtё arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari me incinialet A.D, i lindur më 2002.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika