Ilir Blakçori largimi i radhës nga Drita

Ilir Blakçori, mbrojtësi i Dritës FC, ka konfirmuar largimin e tij nga klub përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Ai ka luajtur për Dritën gjatë sezonit 2019-2020, ku kanë fituar kampionatin dhe zhvilluar 132 paraqitje në të gjitha garat. Klubi dhe lojtari kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme

Ashtu edhe siç është paralajmëruar nga presidenti i klubit  “Drita FC” , po ndodh.

“Fshesa” e paralajmëruar ka hyrë në funksion, pas konfirmimit të largimit të Hamdi Namanit dje, skuadra gjilanase sot e ka konfirmuar një tjetër largim.

Ilir Blakcori është largimi i radhës nga ky klub i konfirmuar nga faqja zyrtare e Dritës në rrjetin social Facebook.

Në njoftim thuhet se me marrëveshje të dyanshme klubi dhe lojtari kanë mbyllur bashkëpunimin që kanë pasur.

Drita gjithashtu ka falënderuar dhe i ka uruar suksese në vazhdim mbrojtësit Blakçori.

Ilir Blakçori është transferuar tek bardhekaltërit në sezonin 2019\2020 dhe ka zhvilluar gjithsej 132 paraqitje në të gjitha garat.

Blakçori me gjilanasit ka fituar trofeun e çmueshëm të kampionatit në sezonën 2019-2020.

Përveç Namanit e Blakçorit pritet të ketë edhe largime të tjera e krejt këto largime vijnë pasi Drita nuk arriti të fitoi ‘Albi Mall’ Superligën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika