Ilir Ferati: Gratë janë forca dhe shtylla e çdo familjeje
Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut, ka vlerësuar rolin e grave si bazë e fortë e familjes dhe shoqërisë. Në një postim të tij, ai ka treguar se së bashku me Ajshen, Arbëreshën dhe asambleistet e LDK-së ka zhvilluar një takim me gra të palodhura të komunës. “Gratë janë forca dhe shtylla […]
Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut, ka vlerësuar rolin e grave si bazë e fortë e familjes dhe shoqërisë.
Në një postim të tij, ai ka treguar se së bashku me Ajshen, Arbëreshën dhe asambleistet e LDK-së ka zhvilluar një takim me gra të palodhura të komunës.
“Gratë janë forca dhe shtylla e çdo familjeje. Bashkë me Ajshen, Arbëreshën dhe asambleistet tona, takuam gra të palodhura që me punën, përkushtimin dhe dashurinë e tyre e mbajnë të fortë çdo shtëpi. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkruar Ferati.
Ai ka theksuar se përkrahja e grave është një vlerë e shtuar për fushatën dhe vizionin e tij për të ardhmen e Istogut, duke e mbyllur postimin me moton e tij: #RrugëtimiYnëVazhdon #LDK113.















