Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut edhe për një mandat tjetër, Ilir Ferati, është pritur nga banorët e Studenicës.

Ferati shprehet se banorët atje i kanë rikujtuar qëllimin për fitore dhe asgjë më pak, transmeton Dukagjini.

Tutje, Ferati në këtë takim falënderoi banorët për mbështetjen e vazhdueshme teksa u zotua se bashkë do të vazhdojnë punën.

“Përmbyllëm natën plot energji, të cilën na e dhuroi Studenica sonte. Përkrahësit tanë, gjithmonë të gatshëm për të na rikujtuar qëllimin: fitore dhe asgjë më pak. Motiv, përkushtim, përgjegjësi dhe mirënjohje ndaj jush. Vintor dhe Studenicë, rrugëtimi ynë vazhdon. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Ferati.