Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut edhe për një mandat, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarët e kësaj komune.

Ferati bëri të ditur se po përkrahen fuqishëm kudo teksa shton se qytetarët e Istogut e dinë se LDK-ja është rruga e sigurtë për ta, transmeton Dukagjini.

“Takimet tona po vazhdojnë në lagjet e Istogut. Kudo po përkrahemi fuqishëm dhe po ndihemi më të motivuar se kurrë. Qytetarët e dinë se LDK është rruga e sigurt për Istogun. Bashkë e vazhdojmë rrugëtimin tonë! Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.