Ilir Haxhiaj dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij

Gjykata e Prizrenit e ka shqiptuar dënimin për Ilir Haxhiajn, i cili e ka vrarë gruan e tij, Hadije Dina

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar Ilir Haxhiajn me 15 vjet burgim, për vrasjen e gruas së tij, Hadije Dina.

Deri te vrasja kishte arritur pas një mosmarrëveshjeje në veturë, ku më pas, Haxhiaj e kishte goditur viktimën për asfalti.

Në 2021-tën, Haxhijajt, Gjykata e Prizrenit ia kishte shqiptuar 15 vjet burgim, vendim të cilin e kishte kthyer Gjykata e Apelit.

Prokuroria pretendon se në dalje të fshatit Samadraxhë, i dyshuari ka ndalur veturën e tij në anën e djathë të rrugës dhe ka nxjerrë viktimën jashtë veturës dhe ka filluar ta grushtojë, duke e goditur në të gjitha pjesët e trupit.

Në aktakuzë thuhet se viktima Hatije Dina si pasojë e sulmit nga bashkëshorti, është rrëzuar në asfalt, ndërsa i akuzuari ia kishte kapur kokën dhe disa herë e kishte goditur për asfalti.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika