Ilir Peci i Zveçanit s’jep dorëheqje: S’kam vizita nga qeveritarët, por nuk na mungon komunikimi

Ilir Peci, kryetari i Komunës së Zveçanit, ka thënë se tash për tash nuk do të jap dorëheqje dhe se ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për dorëheqje nga qeveria dhe as nga ndërkombëtarët

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se tash për tash nuk do të japë dorëheqje.

Peci ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për dorëheqje nga qeveria dhe as nga ndërkombëtarët, andaj shprehet se është shumë herët të flasë për një gjë të tillë.

Sipas tij, ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka qenë sulm terrorist i organizuar nga Serbia dhe kjo e fundit duhet të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ka qenë një sulm terrorist i organizuar nga Serbia… Ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua si kryetar komune, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo, falë policisë gjithçka brenda asaj dite ka përfunduar mirë dhe tani situata është më e qetë dhe gjendja është stabilizuar pak në komunën e Zveçanit… Një organizim aq i madh, me u sulmu policia në shtetin e vet, patjetër se po (Serbia duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare)… Për momentin jo (nuk do të jap dorëheqje), por të shohim. Ende neve nuk na është dorëzuar diçka zyrtarisht për dorëheqje, as nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga ndërkombëtarët. Derisa nuk na vije diçka zyrtarisht, është shumë herët me dhënë një mendim rreth kësaj”, ka thënë kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, për KP.

Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur vizita nga qeveritarët, ndonëse pranon se komunikon përmes e-mailit dhe telefonit, kryesisht me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mirëpo, Peci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se vizitat nuk kanë munguar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe bashkëpartiakët e tjerë.

Ai ka shtuar se nuk është i sigurt nëse do ta përfundojë mandatin e plotë të kryetarit, sepse sipas tij, gjithçka në veri ndërlidhet me rrethanat politike.

Peci ka diskutuar edhe për interesimin e shtuar të qytetarëve serbë të Zveçanit për t’u pajisur me dokumente personale, të cilët kërkojnë shërbime në objektin e improvizuar komunal në Kelmend.

Ndryshe, derisa kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ushtron detyrën nga objekti komunal në veri të Mitrovicës dhe Lulzim Hetemi që udhëheq Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë për më shumë se katër muaj, Ilir Peci, së bashku me kryetarin e Zubin Potolut, Izmir Zeqiri, kryejnë detyrat nga ambientet alternative.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika