Imazhet satelitore tregojnë sa rëndë është dëmtuar baza ajrore ruse në Krime

Disa imazhe satelitore tregojnë dëmet që janë shkaktuar nga një shpërthim në bazën ajrore ruse në përëndim të Krimesë

Baza ajrore Saky më 10 gusht - pas shpërthimeve

Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha dhe disa avionë luftarakë rusë të shkatërruar në një bazë ajrore në Krime pas shpërthimeve në fillim të kësaj jave.

Baza e Saky në perëndim të Krimesë së sunduar nga Rusia, u trondit nga një varg shpërthimesh të martën, duke vrarë së paku një person.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – por këto prova të reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi nga autoritetet e Kievit.

Imazhet, nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë zona të mëdha të tokës së djegur të mbetura nga zjarret që shpërthyen, shkruan BBC.

Pistat kryesore të bazës duket se janë të paprekura, por të paktën 13 avionë duket se janë dëmtuar dhe shkatërruar nga 16 sa shihen në bazë.

Baza ajrore Saky më 9 gusht – para shpërthimeve

Shumica e tyre janë në një zonë të caktuar të bazës ku një numër i madh avionësh ishin parkuar jashtë – larg mbulesës së hangarëve.

Baza ajrore Saky më 10 gusht – pas shpërthimeve

Pas shpërthimeve të së martës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ia kushtoi fjalimin e tij të natës Krimesë dhe sugjeroi se ai besonte se Ukraina duhet të rimarrë gadishullin përpara se lufta të përfundojë.

Rusia aneksoi Krimenë në mars 2014, pasi territori – i cili ka një shumicë rusishtfolëse – votoi për t’u bashkuar me Rusinë në një referendum që komuniteti global e konsideron të paligjshëm.

Lufta në Ukrainë: Shpërthime tronditin bazën ajrore ruse në Krime

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika