Imeri: Retorika e Vuçiqit po ringjall projektin shovinist ndaj Kosovës, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të reagojnë

Politologu Dorajet Imeri deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe ministres së tij Snezhana Paunoviq i ka cilësuar si dëshmi të një politike të vazhdueshme shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës dhe një përshkallëzim të rrezikshëm të retorikës që synon të legjitimojë pretendimet territoriale përmes gjuhës së kërcënimit.

Në një reagim në Facebook, Imeri ka thënë se deklaratat e Vuçiqit se “Kosova është Serbi” dhe refuzimi i Paunoviqit për t’u distancuar nga deklarata e saj për spastrimin etnik nuk mund të trajtohen si incidente të izoluara, por si pjesë e një narrative të konsoliduar politike.

“‘Spastrimi etnik i Kosovës’ është qëndrimi zyrtar që Serbia ka pasur dhe ka edhe sot ndaj Kosovës. Kjo është bërë e qartë tashmë”, ka shkruar ai.

Sipas Imerit, mesazhet e fundit të udhëheqjes serbe përbëjnë një formulë të rrezikshme politike, që ndërthur militarizimin me retorikën nacionaliste dhe mohimin e realitetit të shtetësisë së Kosovës.

“Formula është e thjeshtë: ‘armatosje + spastrim etnik + gjenocid = Kosova është Serbi’”, ka shkruar politologu Imeri.

Ai paralajmëroi se normalizimi i një gjuhe të tillë nuk është vetëm problem retorik, por krijon hapësirë për legjitimimin e ideve që në të kaluarën kanë prodhuar luftëra, spastrim etnik dhe krime masive në Ballkan.

Imeri ka kritikuar edhe mungesën e reagimeve nga ana e faktorit ndërkombëtar, duke vlerësuar se heshtja po interpretohet nga Beogradi si dritë jeshile për vazhdimin e kësaj retorike.

Sipas tij, BE-ja nuk mund të flasë për dialog dhe stabilitet rajonal, ndërsa toleron deklarata që ringjallin pretendimet hegjemoniste dhe relativizojnë konceptin e spastrimit etnik.

“Heshtja para këtyre deklaratave po lexohet si tolerim. Pra, bashkësia ndërkombëtare po e toleron thirrjen për spastrim etnik dhe gjenocid”, ka thënë Imeri.

Në fund Imeri i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve demokratikë që të dënojnë pa ekuivok deklaratat e zyrtarëve serbë dhe t’i bëjnë të qartë Beogradit se gjuha e kërcënimeve, glorifikimi i pretendimeve territoriale dhe relativizimi i spastrimit etnik nuk kanë vend në një shtet që pretendon anëtarësimin në BE.

Vuçiq kërcënon sërish: “Kosova është e jona”, Serbia po armatoset për përballje në rajon

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika