Imigrantët dëbohen nga SHBA-ja me avionë ushtarakë

Fotografi e publikuar nga Instituti për Migrim i Guatemalës që tregon imigrantët nga ky shtet që u dëbuan nga SHBA-ja. 24 janar 2025.

Avionët ushtarakë amerikanë C-17 kanë nisur të transportojnë imigrantët e dëbuar nga shteti më 24 janar, pas urdhrit për dëbimin e tyre të dhënë nga presidenti Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në kufirin jugor me Meksikën, përfshirë edhe nga një divizion ajror elitar të ushtrisë amerikane.

Dy avionë ushtarakë amerikanë, secili me afër 80 imigrantë, fluturuan nga SHBA-ja për në Guatemalë, tha një zyrtar për agjencinë Reuters.

“Guatemala dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për t’i dhënë fund imigrimit ilegal dhe për të forcuar sigurinë kufitare. Sot kemi nisur me dy fluturime”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Në të kaluarën, avionët ushtarakë amerikanë janë përdorur për zhvendosjen e individëve nga një shtet në shtetin tjetër, sikurse gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani më 2021.

Por, kjo është hera e parë në historinë moderne amerikane që avionët ushtarakë përdoren për të transportuar imigrantë, tha një zyrtar.

Trump në ditën e parë që mori detyrën e presidentit tha se imigrimi ilegal është emergjencë kombëtare dhe udhëzoi ushtrinë që të ndihmojë me sigurinë kufitare. Ai vendosi ndalesë për azil dhe ndërmori hapa për të kufizuar marrjen e shtetësisë nga fëmijët e lindur në SHBA.

Në urdhrin ekzekutiv të 20 janarit ai e instruktoi Pentagonin që të dërgojë aq trupa sa janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll kufirin jugor të SHBA-së.

“Fluturimet e dëbimeve kanë nisur”, shkroi në X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Pentagoni tha se ushtria amerikane do të kryejë fluturime për dëbimin e më shumë se 5.000 imigrantëve që mbahen nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas dhe San Diego, Kaliforni.

Më herët gjatë kësaj jave, administrata Trump tha se ushtria amerikane do të dërgojë 1.500 trupa aktive shtesë në kufi me Meksikën./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika