IML mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut
Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa portale, duke i quajtur të pavërteta pretendimet se ka dalë një raport preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut. Sipas IML-së, autopsia është kryer më 7 korrik me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, në prani të ekspertit kujdestar dhe zyrtarëve policorë të caktuar […]
Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa portale, duke i quajtur të pavërteta pretendimet se ka dalë një raport preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut.
Sipas IML-së, autopsia është kryer më 7 korrik me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, në prani të ekspertit kujdestar dhe zyrtarëve policorë të caktuar nga Policia e Kosovës.
Në njoftim thuhet se deri më tani nuk është hartuar apo publikuar asnjë raport preliminar lidhur me këtë rast dhe çdo informacion që pretendohet ndryshe është i pavërtetë.
“Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu.
Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.
Ne kemi parë sot nëpër portale të ndryshme lajmin se ka dalur raporti preliminar për rastin në fjalë.
Me përgjegjësi morale e profesionale, deklarojmë se nga IML nuk ka dalur ndonjë raport i tillë, dhe ky lajm si i tillë është jo i vërtetë.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.
IML është e përkushtuar në mandatin e saj ligjor, në mënyrë që të ofroj ekspertizën mjeko ligjore për organet e drejtësisë dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IML-së.















