Imri Ahmeti, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjani edhe për një mandat tjetër, ka takuar qindra qytetarë në Magure.

Ahmeti u zotua se do ta kthejë Magurën përseri në qytezën e bukur të Lipjanit, njofton Dukagjini.

“Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës. Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni. Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme! Faleminderit Magurë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.