Imzot Paglia i thotë Osmanit: Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme

E para e vendit Vjosa Osmani e ka pritur në takimi imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, Mario Giro





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të mërkurën e 7 dhjetorit në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Eugjidio”, që aktualisht është udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën,  njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe me institucionet e saj.

“Imzot Paglia, e ka falënderuar presidenten për pritjen dhe theksoi se për të dhe komunitetin “Shën Egjidio”, Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Kontributin që kishte dhënë Paglia gjatë viteve të ’90-ta deri në ditët e sotëme për popullin e Kosovës, e para e vendit nuk i ka harruar, ajo e ka falënderuar për këtë punë.

“Kosova e konsideron imzot Paglian mik të hershëm dhe e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të tij dhe të komunitetit “Shën Egjidio” dhënë popullit të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Raportet me Vatikanin janë të hershme dhe se vlerat të cilat i promovon Selia e Shenjtë, sikur janë liria, paqja dhe harmonia mes njerëzve, janë parime të cilat populli ynë i ka kultivuar historikisht”, ka shtuar Osmani.

“Kosova është vend i bashkëjetesës së feve të ndryshme, në të cilin dialogu dhe ndërkomunikimi janë vlera shumë të rëndësishme”, ka theksuar ajo.

Tutje Osmani, ka përfunduar duke thënë, se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit me dikasteret dhe institucionet papnore, sikur është Akademia Papnore për Jetën, mund të ndihmojë në promovimin e mëtejmë të këtyre vlerave.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika