“In dubio pro reo”, parimi me të cilin bie ndesh vendimi i Apelit për “Calin”

Gjykata e Apelit në Hagë për rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, njohur si "Cali", ka ulur dënimin e tij nga 26 vjet në 22 vjet burgim, por avokati, Artan Qerkini, ka theksuar disa çështje problematike në vendim

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) gjatë mëngjesit të së enjtes së 14 dhjetorit mori vendim që t’ia ulë dënimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Nga 26 vjet në 22 vjet, ia uli dënimin Paneli i Apelit në Hagë, komandant “Calit”,

Për këtë, Dukagjini ka biseduar me avokatin e akredituar pranë DhSK-së, Artan Qerkini, i cili ka theksuar se në këtë vendim të Apelit i sheh së paku tri çështje si problematike.

“In dublo pro reo”, është parimi më të cilin bie ndesh ky vendim dhe është çështja e parë problematike thekson Qerkini.

Ky parim (“In dublo pro reo”), pasqyron idenë se, në proceset gjyqësore, kur ka dyshim ose pasiguri për fajësinë e një personi, vendimi duhet të favorizojë të akuzuarin. Sipas këtij parimi theksohet rëndësia e prezumimit të pafajësisë dhe vendos barrën e provës mbi prokurorinë për të vërtetuar fajësinë përtej një dyshimi të arsyeshëm.

Ky parim, që nuk u respektua nga Paneli i Apelit, është një aspekt themelor i shumë sistemeve ligjore dhe synon të mbrojë individët nga bindjet e padrejta.

“Se pari, dënimi i Sali Mustafes për vrasjen e një personi bie ndesh me parimin “in dubio pro reo” – çdo dyshim duhet të shkojë në favor të pandehurit, sepse nuk është vërtetuar me asnjë provë ai person të ishte vrarë nga njësiti i UÇK-së që veproi në fshatin Zllashë”, ka thënë Qerkini.

E me këtë dënim prej 22 vjetësh, Apeli në Hagë është në kundërshtim me qëndrimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Pra, Qerkini ka theksuar se dënimi maksimal që mund të shqiptohet është 15 vjet.

“Së dyti, Gjykata e Apelit është dashur ta pranoj qëndrimin e Gjykatës Supreme të Kosovës se dënimi maksimal i cili mund të shqiptohet për rastet e krimeve të luftës është 15 vite burgim, për shkak se bazuar në Rregulloret e UNMIK të cilat kanë zëvendësuar dënimin me vdekje të paraparë me Ligjin Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dënimi maksimal, i cili mund të shqiptohej ishte 15 vjet burgim”, ka shtuar Qerkini.

Në procesin e Apelit, mbrojtja e Mustafës ka paraqitur nëntë pika të ndara në 51 nënpika, por Apeli ka hedhur poshtë tetë prej tyre, duke gjetur vetëm një gabim në lartësinë e dënimit.

Pra, çështje e tretë problematike është se vetë Apeli nuk i ka adresuar disa pretendime e të cilat nuk janë ngritur nga mbrojtja e “Calit”.

“Së treti, disa pretendime ankimore nuk u trajtuan fare sepse sipas gjykatës së Apelit mbrojtja nuk i ka ngritur ato në gjykimin e zhvilluat në shkallën e parë. Konsideroj se për shkak të rëndësisë së procesit, peshës se dënimit dhe veprave të pretenduara, gjykata e apelit është dashur ti adresoj këto pretendime edhe pse mbrojtja e z.Mustafa nuk i ka ngritë të njëjtat në gjykimin paraprak”, ka treguar Qerkini.

Mundësitë ligjore ekzistojnë ka pohuar për fund Qerkini, se mund të ketë ndonjë vendim për dënim më minimal ndaj “Calit” nga Gjykata Supreme e DhSK-së.

Edhe pse iu ul dënimi për 4 vjet, “Cali” dënohet më shumë se kriminelët e Millosheviçit

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika