Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në rrugën “Sadik Sadiku” në Gjilan është arrestuar një i mitur kosovar nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Sipas policisë, i dyshuari kishte sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

Të dy viktimat kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar më pas nga spitali. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur procedurat e nevojshme hetimore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.