Plagoset një polic në një poligon në Novobërdë, arrestohet instruktori dhe një i mitur

Foto ilustrim

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur të dielën mbrëma, në një poligon të gjuajtjes në fshatin Pasjak të Novobërdës, ku është plagosur një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të Policisë së rajonit të Gjilanit, zyrtari policor E. Sh. (2003) është transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Nga hetimet fillestare, sipas policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, kur një person i mitur që ndodhej në poligon së bashku me viktimën ka shkrepur armën pa dashje.

I dyshuari i mitur është arrestuar dhe është intervistuar nga policia në bazë të procedurave ligjore, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes  bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht.  I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani për Dukagjinin.

Po ashtu, pas hetimeve me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor i cili punon në këtë poligon.

 Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika