Incident në Gjilan: Dy persona sulmojnë zyrtarët policorë, përfundojnë në mbajtje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se në fshatin Zhegër të Gjilanit janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar. Sipas njoftimit, të dyshuarit mashkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në momentin kur këta të fundit po shqiptonin një kundërvajtje në trafik. Si zyrtarët policorë, ashtu […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se në fshatin Zhegër të Gjilanit janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas njoftimit, të dyshuarit mashkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në momentin kur këta të fundit po shqiptonin një kundërvajtje në trafik.
Si zyrtarët policorë, ashtu edhe të dyshuarit, kanë pranuar trajtim mjekësor pas incidentit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.















