Incidenti Lushtaku-Mehani në Skenderaj, Hamza: Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar pretendimet për një incident fizik në Skenderaj para disa ditësh, ku përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se janë sulmuar nga kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, dhe persona të tjerë.

Duke folur në Debat Plus, Hamza ka thënë se çdo formë e dhunës është e papranueshme, pavarësisht se nga kush vjen, por sipas tij, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te pasojat e incidentit.

“Dhunë është e dënueshme. Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme. Mirëpo këtë rast po flasim për pasojën. Nuk po flasim për shkakun. Duhet  me u marrrë edhe me pasojnë, por nëse nuk e ndal shkakun edhe brumin e problemit, problemi mund të ndodh prapë. Ne duhet me ardh te brumi, te shkaku që çon të këto situata. Një gjuhë sulmuese, linçuese, denigruese, pa filtra ndaj çdo kujt që nuk është me ty”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika