India ndalon dokumentarin e BBC-së mbi rolin e kryeministrit Modi në trazirat në Gujarat

India ndalon shfaqjen e dokumentarit të BBC-së,që kritikon rolin e kryeministrit Narendra Modi në trazirat vdekjeprurëse 20 vite më parë

Kryeministri i Indisë Narendra Modi merr pjesë në një seancë gjatë Samitit të Liderëve të G20 në Bali, Indonezi, më 16 nëntor 2022

India e ka ndaluar shfaqejen e dokumentarit të BBC-së që kritikon rolin e kryeministrit Narendra Modi në trazirat vdekjeprurëse 20 vite më parë.

Një këshilltar i lartë për Ministrinë e Informacionit dhe Transmetimeve tha se udhëzimet për të bllokuar dokumentarin u lëshuan duke përdorur “fuqitë emergjente” në dispozicion të qeverisë sipas rregullave të informacionit dhe teknologjisë së Indisë.

“Videot që shpërndajnë janë propagandë armiqësore @BBCWorld dhe anti-Indiane, të maskuara si ‘dokumentarë’, në @YouTube dhe tweet-et që ndajnë lidhje me dokumentarin e BBC-së janë bllokuar sipas ligjeve dhe rregullave sovrane të Indisë,” shkroi këshilltari i lartë Kanchan Gupta në Twitter të shtunën dhe duke shtuar se YouTube dhe Twitter kanë respektuar urdhrin.

CNN ka kontaktuar Twitter dhe YouTube për këtë veprim por ende nuk ka marrë përgjigje.

Dokumentari me dy pjesë “India: The Modi Question”, kritikon Modin, i cili ishte kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat në vitin 2002 kur shpërthyen trazirat midis shumicës hindu të shtetit dhe pakicës muslimane.

Dhuna shpërtheu pasi bombardimi i një treni vrau dhjetëra hindu dhe u fajësua myslimanët.

Si hakmarrje, turmat hindu u vunë zjarrin shtëpive dhe dyqaneve në pronësi të muslimanëve.

Modi dhe Partia e tij qeverisëse Bharatiya Janata u ngritën në pushtet në Indi në vitin 2014, duke hipur mbi një valë nacionalizmi hindu në vendin prej 1.3 miliardë banorësh, ku gati 80% e popullsisë ndjek besimin.

Ai ka mohuar më parë akuzat se ai nuk arriti të ndalonte dhunën në vitin 2002 dhe një ekip special hetimor i caktuar nga Gjykata e Lartë e Indisë në vitin 2012 nuk gjeti asnjë provë që sugjeronte se ai ishte fajtori.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagchi e ka quajtur dokumentarin “një pjesë propagandistike të krijuar për të nxitur një narrativë të veçantë të diskredituar”.

Duke folur me gazetarët në një konferencë shtypi të enjten, Bagchi tha: “Na bën të pyesim veten për qëllimin e këtij ushtrimi dhe axhendën pas tij dhe sinqerisht ne nuk dëshirojmë t’i dinjitojmë përpjekjet e tilla”.

Si përgjigje, BBC tha në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale se dokumentari ishte “hulumtuar në mënyrë rigoroze sipas standardeve më të larta editoriale”.

Filmi mori parasysh, “një gamë të gjerë zërash, dëshmitarësh dhe ekspertësh… duke përfshirë përgjigjet nga njerëzit në BJP),” thuhet në deklaratë.

Qeveria indiane kishte refuzuar të përgjigjej kur u kontaktua nga BBC, shtoi deklarata.

Frika nga censura

Ndalimi i dokumentarit ka çuar në zemërim mes shumë njerëzve në Indi, me mbështetësit e Modi që u mblodhën në mbrojtje të tij dhe politikanët opozitarë që kritikojnë masën

Zëdhënësi i BJP RP Singh tha se ai e mirëpriti ndalimin.

“Duke pasur parasysh zgjedhjet e vitit 2024, një ekosistem po ndërtohet për të njollosur imazhin e kryeministrit Narendra Modi ji”, tha ai në një deklaratë në Twitter.

Por ligjvënësi i opozitës Mahua Moitra tha se “veprimet e furishme të censurës së qeverisë janë të papranueshme”.

“Ajo që dëshmon apo kundërshton emisioni i BBC-së varet nga shikuesit për të vendosur,” tha ai.

Dokumentari eksploron një raport të pabotuar të qeverisë britanike të marrë nga BBC, për të cilin transmetuesi publik britanik tha se erdhi në formën e një kabllogrami diplomatik.

Raporti, sipas BBC, zbulon dhunën që tregoi se ngjarjet kishin “të gjitha shenjat e një spastrimi etnik”, duke pretenduar se kishte “përdhunim të gjerë dhe sistematik të grave muslimane”.

BBC tha se Jack Straw, i cili ishte sekretar i jashtëm britanik në vitin 2002 dhe shfaqet në dokumentar, pretendon se Modi “kishte luajtur një rol paraaktive në tërheqjen e policisë dhe në inkurajimin e heshtur të ekstremistëve hindu”.

Pjesa e parë e dokumentarit u transmetua në BBC më 17 janar, ndërsa pjesa e dytë do të transmetohet të martën.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika