India shemb dy kulla të cilat ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme

Dy ndërtesat prej 103 metra në Indi, janë shkatërruar të dielën e 28 gushtit. Gjykata e Lartë, vitin e kaluar, ka urdhëruar prishjen e kullave në zonën e Noidës pasi një betejë e gjatë ligjore ka zbuluar se ato shkelnin rregulloret e shumta të ndërtimit dhe normat e sigurisë nga zjarri

Ilustrim

Autoritetet indiane të dielën e 28 gushtit kanë rrënuar dy ndërtesa të larta, të cilat ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme pranë kryeqytetit Nju Delhi. Këto objekte u bënë strukturat më të larta të rrënuara ndonjëherë në vend në më pak se 10 sekonda.

Gjykata e Lartë, vitin e kaluar, ka urdhëruar prishjen e kullave në zonën e Noidës pasi një betejë e gjatë ligjore ka zbuluar se ato shkelnin rregulloret e shumta të ndërtimit dhe normat e sigurisë nga zjarri.

Për shkatërrimin e këtyre dy ndërtesave janë përdorur mbi 3 mijë e 700 kg eksplozivë. Eksplozivët e vendosur në mënyrë strategjike kishin për qëllim të siguronin dëme minimale në atë zonë, raporton reuters.

Ndërkaq, për këtë veprim të shtetit indian kanë reaguar shumë njerëz, të cilët vendimin për të hedhur në erë kullat e kanë cilësuar si një veprim të rreptë kundër korrupsionit dhe i cili do të shërbejë si shembull dhe paralajmërim për ndërtuesit dhe kompanitë e ndërtimit.

Shpërthimi i së dielës pritej të linte mbi 80 mijë tonë rrënoja, shumica prej të cilave do të përdoren për të mbushur vendin dhe pjesa tjetër do të riciklohet.

Por, nga frika e ndotjes dhe e ndonjë rreziku shëndetësor nga mbeturinat masive, disa familje janë zhvendosur nga ajo zonë të shtunën e 27 gushtit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika