India u kërkon ministrave të G20 që të shikojnë përtej krizës Lindje-Perëndim

Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializuara dhe në zhvillim të botës, hapën të enjten samitin për bisedimet që priten të jenë të dominuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lëvizjet e Kinës për të rritur ndikimin e saj global.

India, mikëpritëse e këtij samitit, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të G20-s që të arrijnë konsensus për çështjet me shqetësim të thellë për vendet më të varfra, edhe nëse ndarja ideologjike Lindje-Perëndim për Ukrainën nuk mund të zgjidhet, shkruan REL.

Në një fjalim me video drejtuar ministrave të Jashtëm të mbledhur në Nju Delhi, kryeministri indian, Narendra Modi, u kërkoi atyre të mos lejojnë që tensionet aktuale t’i shkatërrojnë marrëveshjet që mund të arrihen për sigurinë e ushqimit dhe energjisë, ndryshimin e klimës dhe krizën e borxhit.

“Ne po takohemi në një kohë ndarjesh të thella globale”, i tha Modi grupit, i cili përfshinte sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang dhe homologun e tyre rus, Sergey Lavrov, diskutimet e të cilëve natyrisht do të “ndikoheshin nga tensionet gjeopolitike”.

“Ne të gjithë kemi qëndrimet dhe perspektivat tona se si duhet të zgjidhen këto tensione”, tha ai, duke shtuar se “Ne nuk duhet të lejojmë që çështjet që nuk mund t’i zgjidhim së bashku t’i pengojnë ato që mund t’i zgjidhim”.

Duke shprehur frikën se përçarja gjithnjë e më e ashpër midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër, duket se do të zgjerohet më tej, Modi tha se “multilateralizmi është në krizë sot”.

Ai u ankua se dy qëllimet kryesore të rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore – parandalimi i konfliktit dhe nxitja e bashkëpunimit – ishin të pakapshme.

“Përvoja e dy viteve të fundit, kriza financiare, pandemia, terrorizmi dhe luftërat tregojnë qartë se qeverisja globale ka dështuar”, tha ai.

Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj në energjinë globale dhe sigurinë ushqimore do të dominojnë shumicën e ngjarjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, konflikti i zgjatur ka zgjeruar hendekun midis palëve kundërshtare, duke përkeqësuar një marrëdhënie tashmë të tendosur midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Pavarësisht një propozimi kinez për paqe në Ukrainë, i cili ka marrë reagime pozitive nga Rusia, por reagime negative nga Perëndimi, tensionet mbeten të larta.

Ditët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se po mendon ta furnizojë Rusinë me armë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika