Infantino shuan përfundimisht “shpresat” e Kosovës për Botëror

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka rikonfirmuar se Kombëtarja e Iran do të marrë pjesë në Kupa e Botës 2026, pavarësisht tensioneve dhe konfliktit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë për mediat, Infantino theksoi se pjesëmarrja e Iranit është e padiskutueshme, duke vlerësuar rëndësinë e përfaqësimit sportiv në arenën ndërkombëtare.

“Ekipi përfaqësues i Iranit do të paraqitet padyshim”, ka deklaruar ai për “Sky Sport”.

Kreu i FIFA-s nënvizoi se përfaqësuesja iraniane e ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e turneut më të madh të futbollit në botë përmes kualifikimit në fushë.

“Ata përfaqësojnë njerëz, janë kualifikuar dhe dëshirojnë të luajnë”, shtoi Infantino, duke përmendur edhe takimin e tij me ekipin iranian në Antalya pak javë më parë.

Edhe brenda kampit iranian mbizotëron optimizmi për pjesëmarrje në Botëror. Përzgjedhësi i kombëtares, Amir Ghalenoei, u shpreh i bindur se skuadra do të jetë pjesë e garës.

“Nuk ka arsye të mos paraqitemi dhe, me ndihmën e Zotit, ne do të luajmë”, deklaroi ai.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ministri i Sportit i Iranit, Ahmed Donjamali, i cili ka theksuar besimin se përfaqësuesja do të marrë pjesë normalisht në turne.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet këtë verë në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një edicion historik me organizim të përbashkët nga tri shtete.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika