Infektologu Ramadani tregon se kur mund të shpallet fundi i pandemisë

Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë se edhe pse situata në vend është tashmë stabile, nuk mund të thuhet që pandemia është drejt fundit, pasi ka ende numër dyshifror të të infektuarve në ditë.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim mbi lehtësimin e masave antiCOVID me arsyetimin e stabilitetit të tanishëm të situatës.

Ramadani në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se fundi i pandemisë mund të mendohet atëherë kur në nivel vendi, numri të jetë ndër 30 raste në javë.

Infektologu, Hamdi Ramadani

Sipas tij, kur të arrihet vaksinimi i mbi 75 për qind të popullatës, atëherë mund të thuhet se pandemia është drejt fundit të saj.

“Kjo do të bëhet kur vaksinimi i popullatës me dozën e dytë dhe të tretë të arrijë mbi 75 për qind të popullatës. Një dozë të vaksinës e kanë marrë shumica, por jo dhe të dytën e të tretën. Pandemia COVID-19 shkon drejt fundit nëse bëhet vaksinimi me dozën e dytë dhe të tretë…”, ka thënë ai.

Ramadani ka thënë se në vendet tjera, si në Danimarkë, vaksinimi me tri dozat antiCOVID ka arritur deri në 80 për qind të popullatës, të cilat shifra në Kosovë nuk janë.

Ai ka thënë se mosinteresimi i qytetarëve për dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës është shqetësues.

“E këto shifra te ne janë larg, pasi ka rënë dhe interesimi i qytetarëve në marrjen e vaksinës dhe kjo është situatë shqetësuese. Kur të bëhet vaksinimi në numër më të madh, atëherë dhe pandemia mund të arrijë drejt fundit”, ka shtuar ai.

Infektologu Ramadani ka thënë se, me ardhjen e diasporës mund të ndodhë edhe rritja e numrit të rasteve, e kjo është edhe arsyeja pse niveli i vaksinimit duhet të jetë më i lartë.

Infektologu Ramadani ka rekomanduar qytetarët që të vaksinohen me tri doza antiCOVID-19.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika