Infermierët hyjnë në grevë një orëshe, kërkojnë rritjen e pagës

Me pankarta në duar ku kërkohet rritja e pagës, e kanë filluar ditën e martë sindikata e infermierëve, mamive dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë.

Ata të martën kanë hyrë në grevë një orëshe prej orës tetë të mëngjesit deri në nëntë, me kërkesa për rritje të pagës bazë e po ashtu dyfishim të pagesës për ndërrimin e natës.

Përveç dhënies së terapisë për pacientët aktualisht të hospitalizuar dhe rastet emergjente, sindikata e infermierëve ka njoftuar se nuk do të jap shërbime të tjera, gjatë orës që janë në grevë.

Enlirat Duraku, nga Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, kërkesat e tyre i ka quajtur bazike dhe që sipas tij referencë e kanë ligjin e punës.

“Siç  e keni vërejtur në njoftime kërkesa e sindikatës janë koeficienti 7.1 për komunitetet tona, apo 70% e pagës së mjekut ashtu siç ka qenë edhe është edhe sot diferenca mes komuniteteve tona”, është shprehur ai.

Duraku, po ashtu në emër të punëtorëve të tjerë shëndetësor, ka kërkuar rritjen e pagesës për ndërrimin e natës, duke u arsyetuar “në rritjen e kostove të shpenzimeve jetësore”.

“Një pagesë e tillë  që ne e quajmë pagesën e ndërrimit të natës prej 18 eurove apo 10 litra naftë nuk i mjafton infermierit sidomos atyre që udhëtojnë nga regjionet. Kërkesa tjetër është respektimi i ligjit të punës fillimi me pagesë të menjëhershme të rrezikshmërisë në punë, të punës gjatë vikendeve apo festave si dhe pagesa e orëve shtesë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.

Sipas Havollit, një nga arsyet se pse komuniteti i infermierëve po largohet nga Kosova, është se punojnë në kushte të vështira dhe se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.

Ai ka shtuar, se kërkesat e tyre janë minimale, dhe se paga aktuale sipas tij nuk mjafton për të jetuar dinjitetshëm.

“Përderisa mbajmë kësi grevash kjo është ndihmë për ta, jam shumë i bindur që nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, nuk do të kemi as kënd me thirrë në greve, për shkak që vendin janë duke e lëshuar me të madhe, për shkak të mos trajtimit serioz”, ka deklaruar Havolli.

Nëse nuk ju realizohen kërkesat e tyre, ata kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin grevat, por do t’i përshkallëzojnë edhe më tutje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika