Inflacioni në Evropë rritet para vendimit për normën e interesit

Agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin valutën euro janë rritur për 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind në mars

Inflacioni i dhembshëm i Evropës është rritur edhe më, duke shtuar rëndesën ndaj ekonomive familjare dhe duke mbajtur trysninë ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të miratuar atë që mund të jetë një tjetër rritje e madhe e normës së interesit.

Çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin valutën euro janë rritur për 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind në mars, ka njoftuar agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat, të martën.

Inflacioni i çmimeve të ushqimeve është zbutur paksa, duke rënë në një shkallë vjetore prej 13.6 për qind nga 15.5 për qind sa ishte në mars, përderisa çmimet e energjisë pësuan rritje më modeste prej 2.5 për qind, raporton AP.

Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin ushqimin dhe karburantet, është ngadalësuar paksa, por ende ishte i lartë, prej 5.6 për qind, duke forcuar bindjen se BQE-ja do të vazhdojë me fushatën e saj për mposhtjen e inflacionit me rritje të normës së interesit.

Analistët thonë se takimi i BQE-së, i paraparë për të enjten në Frankfurt, mund të rezultojë me një rritje prej një çereku apo gjysmë pike të përqindjes.

Një ngritje e vogël do të ishte e moderuar në një varg rritjesh të shpejta nga banka, përderisa një ndryshim më i madh do t’i forconte shqetësimet se inflacioni ende nuk është rrugës së rënies drejt 2 përqindëshit, që konsiderohet niveli më i mirë për ekonominë./REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika