Inflacioni në Turqi rritet afërsisht 80%

Inflacioni në Turqi ka arritur përafërsisht në 80% në kuadër të rritjes së çmimeve të ushqimeve, banesave dhe energjisë, të cilat goditën konsumatorët

Ilustrim

Të dhënat zyrtare të mërkurën e 3 gushtit tregojnë se inflacioni vjetor në Turqi është rritur gati 80% gjatë muajit korrik.

Inflacioni në Turqi arriti në këtë përqindje duke u përfshirë çmimet e ushqimeve, banesave dhe energjisë. Të gjitha këto kanë goditur rëndë konsumatorët.

Nga të dhënat e qershorit që u publikuan nga Instituti i Statistikave Turke, vihet në pah se çmimet e konsumit u rritën me 79.6% krahasuar me vitin paraprak.

Ekspertët e pavarur të ekonomisë thonë se inflacioni është shumë më i lartë se statistikat zyrtare, ndërsa ekonomistët thonë se rritja e madhe e inflacionit është shkaktuar nga besimi joortodoks i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, se kostot e larta të huamarrjes çojnë në inflacion pavarësisht teorisë së vendosur ekonomike, raporton ABC News.

Banka Qendrore e Turqisë uli normat e interesit me 5 pikë përqindjeje që nga shtatori në 14%, duke fundosur monedhën kombëtare, përkatësisht lirën. Ndërsa, Banka Qendrore Turke nuk ka bërë shkurtime të mëtejshme këtë vit, përderisa Bankat Qendrore në të gjithë botën po lëvizin në drejtim të kundërt, duke rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin global.

Në krahasim, inflacioni vjetor arriti një rekord prej 8.9% në 19 vendet që përdorin euron në korrik dhe një nivel më të lartë të katër dekadave prej 9.1% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin qershor.

Lira turke humbi 44% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan vitin e kaluar, duke gërryer aftësinë e njerëzve për të blerë edhe artikuj bazë. Dollari u tregtua me 17.95 kundrejt lirës të mërkurën, me vlerën e lirës rreth 25% më e ulët se në fillim të vitit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika