Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për vitin 2024.

ASK njofton se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej 1,6 % krahasuar me vitin 2023.

Agjencia njofton se ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve 10,8%, kafja, çaji dhe kakao 8,0%, pijet alkoolike 6,9%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,5%, shërbimet financiare 5,8%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5,3%, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës 5,2%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 5,1%, pemët 4,8%, gazetat, librat dhe materialet për zyra 4,6%, veshje 4,0%, kujdesi personal 3,7%, energjia elektrike 3,4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj 3,3%, duhani 2,7%, buka dhe drithërat 2,5%, shërbimet hoteliere 2,0% dhe mishi 1,9% me një ndikim te përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal  -4,4% dhe blerja e automjeteve (-1,8%) me një ndikim te përbashkët prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërkaq, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1 % në muajin dhjetor 2024 krahasuar me muajin dhjetor 2023. /Telegrafi

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika