Informatat e rreme për “bombë” vështirësojnë punën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë shkaktoi ndërprerjen e qarkullimit dhe evakuimin nga zona. Ndonëse alarmi doli i rrejshëm, siç edhe ka ndodhur shumë herë më parë, të tilla raste po e vështirojnë punën normale aty.

Qarkullimi u ndal e stacioni i autobusëve u boshatis.

Dyshimet për një mjet shpërthyes vunë në lëvizje Policinë e Kosovës mbrëmjen e 22 qershorit në Prishtinë.

Pas kontrollit e hetimeve në terren, alarmi rezultoi i rremë, duke bërë qe pas dy orësh situata t’i kthehej normalitetit.

Megjithëse, kjo nuk është hera e parë që një informacion i tillë shkakton panik dhe bllokon funksionimin e një prej pikave më të frekuentuara të kryeqytetit.

“Para tre vitesh ka qenë më e theksuar, pse ka ndodh nuk e di, ndoshta që është vend shumë i frekuentushëm,. Shumë e vështirëson qarkullimin, gjithçka ndalet, pasi çdo udhëtim është i planifikuar…”, ka thënë u.d i kryeshefit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë thotë se rastet e tilla mund të krijojnë pasiguri te qytetarët, megjithëse s’ka vend për panik.

“Policia po e demanton çdo mendim të tillë, stacioni është vend I sigurt, policia është gjithkund, e kemi edhe sigurimin tonë, kështu që nuk ka asnjë vend për brengosje”, ka shuar Prelvukaj.

Ekspertët e Sigurisë Kibernetike thonë se autorët e këtyre alarmeve të rrejshme nuk janë të pakapshëm.

“Nuk mundesh sot me ble numër të telefonit pa identitet, kjo është hap pozitiv që është bë më herët, e dyta për me pas 100 për qind mbulueshmëri, e vetmja mënyrë është vendosja e një data center, ku çdo komunikim që ndodh brenda shtetit ruhet brenda një periudhe të caktuar kohore, kjo d.m.th është një bazë shumë e madhe që me mujt krejt trafikun kombëtarë me pas të brendshme”, ka thënë Darsej Riza.

“Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” është vepër penale dhe sipas nenit 382 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit rreth veprave të tilla penale dhe hetimet të tyre, përfshirë në rastet edhe nga e kaluara tek Stacioni i Autobusëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika