“Injorimi” i Kurtit nga ambasada amerikane, shenjë përkeqësimi të raporteve

Për Asociacionin, ambasadori amerikan Jeff Hovenier do të diskutojë në Prishtinë, të martën me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë, por prezentë nuk do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit nuk është ftuar në takim, gjë e cila po vlerësohet të jetë tregues i përkeqësimit të raporteve

Kanë mbetur edhe dy ditë nga takimi i thirrur nga ambasada amerikane në Kosovë ku do të diskutohet për Asocacionin.

Në një temë të rëndësishme për vendin, i ftuar nuk është edhe kryeministri Albin Kurti.

Mosftesa për Kurtin po konsiderohet sinjal për përkeqësim të raporteve me ndërkombëtarët.

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se “Në rast që në këtë takim nuk do të ketë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë kjo do të vërtetojë përkeqësimin e komunikimit dhe të cështjeve të asociacionit të komunave serbe midis qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve amerikanë. Kjo dëshmon se do të vazhdojnë presionin për të jetësuar këtë Asociacion. Do të mbetët të shihet dhe të vertetohet që marrdhëniet mes SHBA-ve dhe kryeministrit të Kosovës, janë në perkeqësim ose jo mes dy palëve”.

Ky injorim po sipas njohësit të cështjeve politike, Arbnor Sadikut është një mesazh i qartë për kryeministrin.

Arbnor Sadiku, analist ka thënë se “Injorimi që i ka bërë ambasada amerikane, kryeministrit Albin Kurti është dëshmi që pala kosovare nuk është një palë bashkëpunues me QUINT-in për arritjen e një marrëveshje për Asociacionin e komunave më shumicë serbe dhe në të njëjtën kohë është paralajmërim se vërtetë SHBA-të, Asociacionin në Kosovë mund ta bëjnë edhe pa Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin”.

E sipas pofesorit Dritëro Arifi, takimi I thirrur nga SHBA-të është një tregues që Qeveria po ikë nga përgjegjësia.

Dritëro Arifi, profesor ka thënë se “Nga ana tjetër, nga niveli i dytë e shikojmë si një farë lloj ikje nga përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një farë mënyrë të gjithë pushteti po themi kushtimit ekzekutiv ja ka dorëzuar Ambasadës amerikane, pikërisht po flas vetëm për këtë çështje (Asociacionin), kjo po tregon për shkak se SHBA-të e kanë marrë këtë çështje seriozisht për të përfunduar këtë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe që mund të shkojmë në marrëveshje finale”.

Se nuk u ftua në takim e tha vetë kryeministri Albin Kurti ditë më parë. Megjithatë RTV Dukagjini ka pyetur të shtunën Qeverinë nëse tani kanë pranuar ftesë, por që nuk kanë kthyer përgjigjie.

Në pyetje të Televizonit nuk janë përgjigjur as nga amabsada amerikane në Prishtinë.

Megjithkëtë, ftesën në takimin e 31 janarit e ka pranuar Vjosa Osmani, zëvendëskryeminsitrja Emilja Rexhepi e ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Po ashtu në takim janë ftuar edhe përfaqësues të partive politike, shoqëria civile e diplomat.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika