Nesër në mëngjes në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit do të vijë një diplomat I rëndësishëm evropian.

Ndërmjetësi për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është konfirmuar se do të vizitojë Prishitnën e një ditë më vonë do të jetë në Beograd.

Se cfarë do të flitetnë takimin mes Kurtit dhe Lajcak është tashmë e ditur., përgatitjen për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së. Peter Stano.

Mirëpo kundërshtimet mes palës kosovare dhe fasilituesit për një draft statut të propozuar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin janë të ditura.

Sipas qeverisë kosovare dokumenti i Ekipit Menaxhues paraqet haptazi dëshirën për një Republika Srbska në Kosova. Prandaj sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, zgjidhja më e mirë për Kosovën është modeli i Kroacisë për pakicat.

“Ne besojmë që propozimi i ynë mundëson që të ndërtojmë diçka të re, të drejtë dhe të dobishme për të gjithë. Ai bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare. Kroacia është shtet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Me Kroacinë ndajmë një të kaluar të përbashkët me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërkohë që si shtet aspirojmë të jemi anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s. Për më tepër, një model i tillë është pranuar në të kaluarën nga Serbia. Prandaj edhe besojmë që përbën referencë të duhur për rrugën përpara në raport me Serbinë”, ka thënë Kryeziu.

Për modalitetet e Asociacionit në Atlantic Councile ka folur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë po ashtu se në Bruksel është paraqitur “model Republika Srpska Plus”

“Janë gati 40 marrëveshje të arritura, e lista e shkeljeve të Serbisë është shumë, shumë e gjatë. Vetëm në javën e shkuar, kanë bërë tetë shkelje të marrëveshjeve të fundit. Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, që është që të shtyhet dhe zvarritet dialogu”, ka thënë ajo.

Ndërkohë se si duhet të veproj Kosova në hapat e ardhshëm kanë folur për televizionin ekspert të procesit të dialogut.

Brenda këtij muaji është paraparë që të ketë takim të kryenegociatorëve por ende nuk është caktuar një datë zyrtare.