Inspektohet zona e Brezovicës, i pranishëm edhe Prokurori i Shtetit

Aksioni i realizuar në zonën e Brezovicës ka pasur për qëllim identifikimin e ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar, në cilat zona janë ndërtuar ato, si dhe a posedojnë leje ndërtimore dhe a janë në pajtim me ligjin

Ilustrim

Prokuroria themelore në Ferizaj ka njoftuar se të enjten e 4 gushtit është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës.

I  pranishëm gjatë inspektimit ka qenë edhe Prokurori i Shtetit.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

Qëllimi i këtij inspektimi ka qenë identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Si dhe në cilat zona janë ndërtuar ato, duke kontrolluar se a posedojnë leje ndërtimore dhe a janë në pajtim me ligjin, thuhej në njoftim.

Aksioni “Brezovica”, kishte filluar me 21 dhjetor të vitit 2021, ku nga aksioni i parë ishin arrestuar dhjetë persona, një prej tyre edhe ishte edhe ish kryetari i Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë të kësaj komune.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika