Inspektorati i Prishtinës detyron palët t’i kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara

Inspektorati i Prishtinës i ka detyruar palët t'i kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara, ku disave prej tyre edhe u janë shqiptuar gjoba

Pamje të publikuara nga Inspektorati i Prishtinës

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara, në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.

Pamje të publikuara nga Inspektorati i Prishtinës

Kështu ka bërë të ditur vetë inspektorati përmes një postimi.

Pamje të publikuara nga Inspektorati i Prishtinës

Bëhet e ditur se disa prej palëve iu janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike.

“Gjithashtu, disa prej palëve i janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike dhe punime pa leje të organeve kompetente të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Pamje të publikuara nga Inspektorati i Prishtinës

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika