Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në mbarë territorin e Kosovës, duke u përqendruar veçanërisht në sektorët me nivel të lartë rreziku.
Sipas njoftimit zyrtar, ky aksion është zhvilluar në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor, me synim rritjen e sigurisë dhe respektimit të legjislacionit në vendet e punës, njofton Dukagjini.
Gjatë 48 orëve të fundit janë kryer gjithsej 72 inspektime.
Si rezultat, janë shqiptuar 34 masa ndalimi të punimeve, janë lëshuar 2 leje pune, si dhe janë evidentuar 22 vërejtje dhe 16 raste ku nuk janë konstatuar parregullsi.
Sipas të dhënave, kontrollet janë realizuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Lipjan.