Inspektorati i Punës në aksion, ndalet puna në disa vende pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kufizuar orarin e punës për disa kategori të qytetarëve për shkak të temperaturave të larta, ka nxjerr në aksion sot, më 13.07.2024, Inspektoratin e Punës. Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi e ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë hasur të paktën 5 biznese që nuk kanë respektuar vendimin e […]
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kufizuar orarin e punës për disa kategori të qytetarëve për shkak të temperaturave të larta, ka nxjerr në aksion sot, më 13.07.2024, Inspektoratin e Punës.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi e ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë hasur të paktën 5 biznese që nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Deri tani kemi evidentuar 5 subjekte: Në lagjen Dardania, Qendër dhe në Lagjen e Muhaxherëve. Në këto raste janë ndaluar punimet.” – ka thënë kryeinspektori Nikçi për KALLXO.com.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë është nxjerrë pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve për shkak të temperaturave të larta.
Në kuadër të këtij vendimi të MSh-së thuhet që në sektorin e ndërtimit ndalet puna nga ora 11:00 deri në ora 17:00 në të gjithë Republikën e Kosovës.
Ndërsa qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, ndërsa lirohen nga puna gratë shtatzëna./Kallxo.com
Temperaturat e larta – nga nesër kufizohet orari për disa kategori, gratë shtatzëna lirohen nga puna















