Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Fushë Kosovë pas konstatimit të shkeljeve të sigurisë në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një subjekt në Fushë Kosovë, pasi gjatë një inspektimi janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, veprimet inspektuese janë ndërmarrë menjëherë pas raportimit të rastit.

“Sot, më datë 20.07.2026, inspektorët e punës kanë zhvilluar inspektim në subjektin në fjalë. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Për shkak të rrezikut të konstatuar, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një ambient të sigurt pune.

“Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për një mjedis të sigurt pune”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrollet dhe masat e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika