Inspektorëve u kanë skaduar kontratat, MSH ende pa zgjidhje

Inspektorëve të angazhuar përgjatë pandemisë ju ka skaduar kontrata. Ndërkohë, RTV Dukagjini ka kuptuar që këta inspektorë se bashku me infermieret janë duke organizuar një protestë

Inspoktorët të cilët janë angazhuar në kohën e pandemisë ditën e djeshme u ka skaduar kontrata. Pavarësisht nevojave të vazhdueshme për inspektorë, Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se ende nuk kanë marr vendim për këto kontrata.

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në kohën kur në vend ishin masat më të ashpra u shtuan në numër.

Ata u punësuan nga Ministria e Shëndetësisë me kontrata mbi vepër.

Por, kjo kontratë atyre iu ka skaduar me 31 maj që ishte dita e fundit që ata ishin të punësuar zyrtarisht.

Por, se cili do të jetë fati i mbi 150 inspektorëve ende nuk dihet.

Ministria e Shëndetëisë nuk ka dhënë shumë detaje se cili do të jetë fati i këtyre kontratave.

“Per ballafaqim me pandeminë COVID-19, me qëllim të rritjes së kapaciteteve monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave anti COVID-19 janë angazhuar inspektorë sanitarë të shperndarë në komuna të ndryshme të vendit, me kontrata për periudha të kufizuara kohore. Nuk ka ende ndonjë vendim tjetër rreth kontratave të tyre”, ka thënë MSH.

Ani pse në vend nuk ka masa të rrepta anti-covid, këta inspektorët me kontrata mbi vepër kanë kryer punë tjera.

E angazhimet e tyre po konsiderohen të domosdoshme nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Gjatë gjithë kohës, ditën e natën kanë punuar që të mbahet situata me Covid nën kontrollë. Nga përfundimi i masave, ata kanë kryet edhe detyra të tjera, kanë berë inspektimin e ligjit të duhanit dhe kanë mbikëqyrur kushtet teknike e sanitare që bijnë në domenin e kontrollit të AUV-it”, ka thënë Lamir Thaçi, nga AUV.

E deri sa të marrin një vendim nga Ministria e Shëndetësisë, një grup e këtyre inspektorëve po dalin në punë.

“Shpresoj që kjo të vazhdohet dhe deri sa të del OBSH ja me komunikatë që nuk ka më pandemi. Sepse edhe ligji ndër të cilin punojmë ne është që të jemi aktiv deri sa të është pandemia aktive” , ka thënë Musa Mazreku, inspektor.

Ndër të tjera, RTV Dukagjini ka kuptuar që disa inspektorë që u ka skaduar kontrata janë duke përgaditur një protestë që do të organizohet së bashku me infermieret që kanë punuar gjatë pandemisë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika