Instagrami me kontrolle të reja prindërore në Mbretërinë e Bashkuar

Pronari i Instagramit, kompania Meta ka lëshuar rregulla të reja prindërore, përgjatë platformës Instagram në Mbreterinë e Bashkuar

ilustrim

Në Mbretërinë e Bashkuar, të martën e 14 qershorit janë lëshuar disa rregulla të reja prindërore për përdorimin e Instagramit nga fëmijët e tyre, raporton BBC.

Rregullat përfshijnë opsionin e vendosjes së kufizimeve kohore nga 15 minuta deri në 2 orë. Pas kufizimit të caktuar nga prindi, ekrani në aplikacion bëhet i zi.

Prindërit mund të planifikojnë, gjithashtu, kohë pushimi dhe të shohin çdo llogari që raporton fëmija i tyre dhe pse e bën këtë.

Për më tepër, gjiganti i teknologjisë po nxjerr një panel kontrolli për prindër në realitetet virtuale Quest në mbarë botën.

ilustrim

Prindërit tani mund t’i ftojnë fëmijët e tyre të aktivizojnë mjetet e mbikëqyrjes – më parë këto mund të inicioheshin vetëm nga i riu.

Kontrollet e reja VR përfshijnë miratimin e blerjeve, bllokimin e aplikacioneve dhe opsionin për të parë listat e miqve të fëmijës së tyre.

Një tjetër veçori e Instagramit që po provohet është një mjet “shtytjeje” i cili i shtyn adoleshentët të kërkojnë subjekte të ndryshme, nëse janë në kërkim të përsëritur për të njëjtën gjë.

Veglat e Instagramit u prezantuan në SHBA në mars.

Instagrami është zyrtarisht për të rinjtë e moshës 13 vjeç e lart, dhe Meta thotë se përmbajtja e tij Oculus VR është krijuar edhe për adoleshentët e lartë – megjithëse ka fëmijë më të vegjël që përdorin të dyja platformat.

ilustrim

Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.

Gjithashtu, vitin e kaluar Wall Street Journal, raportoi se Meta – i cili zotëron Facebook dhe WhatsApp si dhe Instagram – kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.

Instagram tha se historia u fokusua “në një grup të kufizuar gjetjesh” dhe e hodhi kompaninë “në një dritë negative”.

ilustrim

Në vitin 2017, 14-vjeçarja Molly Russell vrau veten pasi kishte parë përmbajtje të vetëdëmtimit dhe vetëvrasjes në platformë.

Në një rishikim parahetues në shkurt 2021, mjekja gjyqësore njoftoi se 14-vjeçarja, kishte përdorur llogarinë e saj në Instagram më shumë se 120 herë në ditë në gjashtë muajt e fundit të jetës së saj.

Në një deklaratë, Instagram tha se “nuk lejon përmbajtje që promovon ose lavdëron vetëdëmtimin ose vetëvrasjen dhe do të heqë përmbajtje të këtij lloji”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika