Instalimi elektrik po konsiderohet arsyeja që shkaktoi zjarrin afër qendrës tregtare

Sipas të dhënave të para, instalimi elektrik është arsyeja që shkaktoi zjarrin te vetura e parë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas raportimit se një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën në mesditë, në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë, sipas të dhënave të para, instalimi elektrik po konsiderohet arsyeja që shkaktoi zjarrin në veturën e parë.

Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një veture në këtë parking, thuhet se kanë pësuar edhe shtatë vetura të tjera.

Hetimet e para, sipas Muharrem Beka, inspektor i parandalimit dhe hulumtimeve dhe shkaqeve të zjarrit pranë Brigadës së Zjarrfikësve, cilësohet si aksidentale.

“Zjarri është aksidental, nuk ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme jemi në fazën statike, mandej do të fillojmë edhe në fazën tjetër. Vozitësi i veturës deklaron dhe nga ajo që kemi parë të gjithë, gjatë rrugës, e ka vërejtur edhe qytetarët, e kanë paralajmëruar se veturën e ka kapluar zjarri, në momentin që del nga vetura, zjarri e kaplon shpejt veturën Zjarri është aksidental nga instalimet elektrike, janë shtatë vetura të përfshira nga zjarri disa me dëme të mëdha, disa më të vogla”, ka thënë Beka, shkruan KP.

Në anën tjetër, menaxherja për marketing, Fitore Muhaxheri, ka deklaruar se ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës.

“Ekipi ynë i sigurisë, më konkretisht menaxheri i sigurisë së ‘Albi Mall’, ka reaguar i pari dhe ka lajmëruar njësitin e zjarrëfikësve dhe policinë, dhe menjëherë ka filluar shuarja e zjarrit me bombola dhe ujë”, është shprehur ajo.

Megjithatë, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar rreth orës 13:40 dhe menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Sipas policisë, edhe pse zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin, janë dëmtuar disa vetura.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve të cilat kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, kanë konfirmuar Policia e Kosovës për Portalin D.

Digjen 8 vetura në Veternik

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika