Institucionet bëjnë thirrje të shmanget përdorimi i 2 eurove dhe të përdoren kartat bankare

Institucionet e Kosovës kanë bërë një thirrje për qytetarët dhe bizneset që të shmangin përdorimin e monedhës së 2 eurove, ndërsa të preferojnë përdorimin e kartave bankare, në përpjekje për të luftuar problemin e parave të falsifikuara

Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se lidhur me falsifikimin e parasë ka biseduar me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Inspektoratin e Tregut, dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Siç thuhet në njoftimin për media, palët kanë diskutuar për situatën aktuale lidhur me paratë e falsifikuara që po qarkullojnë në Kosovë, burimet dhe origjinën e këtyre parave të falsifikuara dhe valutave të ndryshme në treg.

Në bazë të këtyre diskutimeve, palët janë pajtuar për një plan të veprimit që synon të parandalojë dhe të rregullojë përdorimin e monedhave të falsifikuara dhe të rrisë mbrojtjen financiare.

Ky plan përfshin rishikimin e tarifës së depozitimit të monedhave në banka nga BQK, promovimin e mënyrave elektronike të pagesave për të edukuar qytetarët financiarisht, dhe udhëzimet për bizneset që të marrin para të gatshme vetëm nga bankat e besueshme që furnizohen nga BQK.

Gjithashtu, qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin përdorimin e parave të gatshme, sidomos monedhën 2 euro dhe të përdorin kartelat bankare për pagesa.

“Rekomandohet që bizneset të furnizohen vetëm nga bankat me para të gatshme, të cilat furnizohen nga ana e BQK-së, kurse mjetet e pranuara t’i nënshtrohen verifikimit para se të njëjtat të rivihen në qarkullim. Po ashtu, me theks të veçantë udhëzohen qytetarët të shmangin përdorimin e parave të gatshme (veçanërisht monedhën 2 euro) dhe të shfrytëzojnë sa më shumë kartelat bankare gjatë pagesave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bankat dhe institucionet tjera u është bërë thirrje që të ngritin kapacitetet e tyre për të adresuar këtë dukuri dhe të komunikojnë efikas me autoritetet përkatëse.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika