Institucionet e drejtësisë marrin masa për lokalizim të Enver Sekiraqës

Enver Sekiraqa vazhdon të jetë i arratisur edhe mbi një muaj prej kur ndaj tij është shpallur aktgjykimi dënues i shkallës së parë me 25 vite burgim. Gjykata e Ministria e Drejtësisë thonë se e kanë kryer punën e tyre përderisa juristë e ekspertë të sigurisë komentojnë rrethanat për këtë rast

44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e sigurisë kanë dështuar ta lokalizojnë atë.

Ani se kanë marr masat e para, sikur Gjykata edhe Ministria e Drejtësisë e Policia, megjithëkëtë Sekiraqa vazhdon të mbes jashtë radarit të organeve të rendit.

Gjykata Themelore e Prishtinës e pyetur nga Dukagjini nëse ka kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe për hapat e ndërmarr ka dhënë një përgjigje por pa detaje konkrete.

E kjo duket ka të bëjë me faktin që institucionet nuk po lëshohen në informacione sepse po e konsiderojnë çështjen konfidenciale, ashtu siç edhe ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë për televizionin.

Por, ka raste kur organet kanë bërë publike persona të kërkuar jo vetëm në vend por edhe ato përmes Interpolit, siç ishte rishtazi rasti i Milan Radoiçiqit që urdhërarresti ndërkombëtarë u konfirmua nga vet ministra të Qeverisë Kurti.

Megjithatë, një arsye pse urdhërarresti ndërkombëtar mund të mos jetë lëshuar akoma e jep eksperti i sigurisë, përderisa avokati bën me dije se kur do të plotësohen kushtet për të lëshuar një dokument të tillë.

“Policia e Kosovës ka mbledhur inforacionet relevante, ka vepruar me njësitë e saja në terren, duke minimizuar mundësinë që Enver Sekiraqara të gjindet në territorin e Kosovës, dhe për këtë deri më tani nuk është lëshuar urdhërarresti”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Drizan Shala.

“Gjykata për personin që pretendohet se është arratisur ka mundësi të lëshimit të fletrreshtimit ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndodhë kur ai nuk gjindet në Kosovë dhe ka prova se ai person banon jasht Kosovës, kërkesa i drejtohet organit kompetent përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë”, është shprehur avokati Meshari Selimaj.

Enver Sekiraqa u dënua me 3 maj për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza me 25 vjet burgim por u la i lirë nga gjykatës Agim Kuçi, ndaj të cilit pastaj u nis procedurë disiplinore meqenëse kur Apeli e ktheu në paraburgim me 17 maj, ai u arratis.

Avokati i tij pretendon se u largua nga vendi kur nuk kishte asnjë masë sigurie ndaj tij por se Enver Sekiraqa nuk është në territor të Kosovës nuk u konfirmua asnjëherë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika