Institucionet zotohen për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Reflektimi dhe angazhimi për të mbështetur të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës, si një nga plagët më të heshtura të luftës në Kosovë, duhet të jetë obligim i vazhdueshëm institucional në Kosovë.

Kjo ishte porosia kryesore që doli nga një tryeze të organizuar nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.

Kryeministri Albin Kurti, theksoi se institucionet e Republikës janë të përkushtuara të punojnë që kjo dhimbje të mos mbetet më në heshtje. Sipas tij, çdo i mbijetuar duhet të ketë respekt maksimal dinjitoz dhe qasje të garantuar në mbështetjen që ofron shteti.

Kurti tha se deri tashti, Komisioni përkatës ka njohur dhe verifikuar 1925 raste të dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa shtoi se është edhe një numër i konsiderueshëm i të mbijetuarve që vazhdojnë të mos aplikojnë për shkak të stigmatizimit.

Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, Ardian Gola theksoi se mijëra qytetarë të Kosovës u përballën me këtë krim gjatë luftës, ndërsa për vite me radhë kjo plagë, sipas tij, u trajtua si çështje private, ndonëse ishte një tragjedi kolektive. Ai vuri në dukje se pavarësisht përparimeve ligjore dhe institucionale ndër vite, drejtësia për viktimat mbetet e paplotë.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës, Andin Hoti  theksoi se heqja barrierave të paragjykimeve është kyçe për lehtësimin e vuajtjeve të viktimave dhe për avancimin e drejtësisë për to.

Ai theksoi gjithashtu se dhuna seksuale gjatë luftës nuk ishte rastësi, por politikë e organizuar shtetërore nga Serbia.

Personi i parë që ka pranuar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës ishte Vasfije Krasniqi Godman./KP

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika