Institucioni ku hetohet pastrimi i parave pa drejtor

Edhe pse konkursi për drejtor të bordit për Njësitin e Intelegjencës Financiare është hapur me 3 gusht të vitit të kaluar, ende kjo pozitë ka mbetur bosh. Ministria e Financave thotë se shumë shpejt konkursi do të përfundojë, derisa nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mungesa e drejtorit të NJIF-ut mbetet shqetësuese

Qysh nga tre gushti i vitit të kaluar, Njësiti i Intelegjencës Financiare është pa drejtor.

E ky dikaster shumë i rëndësishëm brenda Ministrisë së Financave, nga ajo kohë po funksionon me ushtrues të detyrës.

Vetëm tre ditë pas shkarkimit të ish-drejtorit të NJIF-it, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore, kjo Ministri ka hapur konkursin për drejtor.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, nga ky konkurs ende nuk ka dalë emri i drejtorit të ri.

Nga Ministria e Financave, thonë se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejt.

“Më datën 7 gusht 2021 është shpallur konkursi për këtë pozitë dhe janë përmbyllur të gjitha procedurat e konkursit (shqyrtimi i aplikacioneve, publikimi i listës së ngushtë, procedurat ankimore për listën e ngushtë dhe intervistat). Tashmë, Komisioni Rekrutues është duke e përmbyllur raportin final, për t’i proceduar Bordit të NJIF-K për vendimmarrje”, ka thënë Muharrem Shahini nga Divizioni për Komunikim me Publikun MFPT.

Për vonesën e zgjedhjes së Drejtorit të ri të NJIF-ut, RTV Dukagjini i ka drejtuar pyetje edhe Qeverisë së Kosovës, por nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

Kurse, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për këtë njësit duhet të ketë sa më shpejtë një drejtor me mandat të plotë.

“Duke marrë parasysh që ushtruesi i detyrës së drejtori ka shumë kompetenca, prapë se prapë është shumë e rëndësishme qe për Njësinë për Inteligjence Financiare edhe për secilin institucion tjetër që të ketë të zgjedhur një drejtor të rregullt dhe me mandat të plotë, sepse i njëjti nëse ka një mandat të kësaj natyre mund të bëjë planin e punës se ku e sheh një institucion të caktuar dhe kjo nuk mund të ndodhë me ushtruesin  e detyrës”, ka thënë Shala.

Njësia për Inteligjencë Financiare është institucion i pavarur kombëtar përgjegjës për bërjen publike të informacionit në lidhje me pastrimin potencial të parave dhe financimin e terrorizmit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika