Instituti Albanologjik i Prishtinës diskuton për gjuhën shqipe dhe sfidat e nxënësve në arsimin parauniversitar

Instituti Albanologjik i Prishtinës të mërkurën mbajti tryezë shkencore për tekstet shkollore të gjuhës shqipe me temë “Gjuha shqipe në arsimin parauniversitar (probleme dhe detyra). Aty u përmendën disa prej sfidave të teksteve aktuale, në një diskutim ku morën pjesë edhe studiues të gjuhës nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut

Instituti Albanologjik i Prishtinës mblodhi një grup studiuesish në një tryezë.

Temë diskutimi mes gjuhëtarëve ishte gjuha shqipe në Arsimin parauniversitar.

Mes tyre u ngrit shqetësimi se gjuha amëtare në këtë nivel arsimor, shpesh u flet nxënësve me një zë më të ndërlikuar sesa që mosha e tyre mund ta kuptojë.

“Kemi verejtur se konceptet gjuhesore nuk jane ne harmoni me klasen e nxenesve. I kemi vecuar dy problematika, shkalla e larte e kompleksitetit te koncepteve shkencore e mbingarkuar dhe dy dusia terminoligjike”, ka theksuar Naim Berisha, drejtor i Institutit Albanologjik.

Krahas kësaj, bie në sy edhe rënia e interesimit për gjuhën shqipe, e reflektuar me rezultate gjithnjë e më të dobëta.

“Kemi rënie të interesimit për t’u regjistruar profesori gjihës shqipe, kemi rënie të mesataares në gjuhë, dhe sukseset në nivel ndërkombëtarë. Të dhënat tregojnë sipas ministrisë së Arsimit në Maqedoni, 76 për qind arrijnë nota shumë të mira, por performance mbetet dukshëm nën mesatare”, ka deklaruar Mustafa Ibrahimi, studiues nga Maqedonia e Veriut.

Nga Shqipëria, Manjola Zaçellari foli për mësimin e shprehjeve fraziologjike, e cila sipas saj nga mësimdhënësit lihet pak nën hije.

“Fraziologjia është pjesa më e mirë e gjuhës, dhe ne I dërgojmë shumë pak nxënësit aty…”, ka deklaruar Manjola Zaçellari, studiuese e gjuhës nga Shqipëria.

Në praktikë, gabimet drejtshkrimore vazhdojnë të jenë një nga problematikat kryesore, sidomos te nxënësit e klasave 6-9 në Kosovë.

“Jo vetëm në nivelin e fjalës, por edhe përdorimin e fjalive, gabimet shfaqen kryesisht në disa drejtime, mos përdorimi i rregullave në fillim të fjalisë, nuk e fillojnë me shkronjë të madhe”, ka deklaruar Faton Krasniqi, studiues i gjuhës nga Kosova.

Në mesin e këtyre folësve, në tryezën e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës ishin pjesëmarrës në diskutim edhe Abdurrahim Maxhuni, Sejdi Gashi, Vjosa Osmani, Bekim Morina dhe Shpresa Ismajli-Aliu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika