Në vendet e Bashkimit Evropian janë lëshuar ”254 mijë e 205 leje qëndrimi” për shtetasit e Kosovës gjatë periudhës 2020–2025, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP.
Vetëm në vitin 2025 janë lëshuar ”43 mijë e 747 leje qëndrimi”.
Numri më i lartë brenda kësaj periudhe ishte në vitin 2023, me 48 mijë e 937 leje, ndërsa më i ulëti në vitin 2020, me 32 mijë e 134.
Të dhënat i referohen ”lejeve të qëndrimit të lëshuara”, jo vizave. Shuma e lejeve gjatë gjashtë viteve nuk duhet lexuar domosdoshmërisht si numër i personave të veçantë që kanë emigruar.
