Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) kanë nënshkruar të enjten në Tiranë Memorandum Bashkëpunimi.
Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në projekte kërkimore dhe aktivitete me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e sigurisë.
Sipas Fetoshit, bashkëpunimi do të fokusohet në dezinformimin gjeopolitik, operacionet e ndikimit dhe narrativat strategjike, me synim zhvillimin e një platforme për dialog rajonal dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride.
Fetoshi falënderoi Prof. Dr. Arian Starovën dhe Prof. Dr. Albert Rakipin për mbështetjen dhe pritjen, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin me drejtoreshën e AIIS-it, Alba Çela.