Instituti Octopus organizon ‘FORUM 2026’ për integritetin zgjedhor dhe kërcënimet hibride
Instituti ”Octopus’’ do të organizojë më 28 maj 2026 një forum me temën “Integriteti zgjedhor përballë kërcënimeve hibride: Implikimet e sigurisë nga ndërhyrja e huaj”. ”Forumi 2026’’ do të mbahet nga ora 09:30 në Hotel Sirius dhe do të mbledhë ekspertë, studiues, përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat e […]
Instituti ”Octopus’’ do të organizojë më 28 maj 2026 një forum me temën “Integriteti zgjedhor përballë kërcënimeve hibride: Implikimet e sigurisë nga ndërhyrja e huaj”.
”Forumi 2026’’ do të mbahet nga ora 09:30 në Hotel Sirius dhe do të mbledhë ekspertë, studiues, përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat e integritetit zgjedhor dhe ndikimin e ndërhyrjeve të huaja në sigurinë kombëtare.
Sipas organizatorëve, fokusi i forumit do të jetë analiza e kërcënimeve hibride, ndikimi i fushatave dezinformuese dhe sfidat që ato paraqesin për proceset demokratike dhe sigurinë e shtetit.
Instituti Octopus ka bërë të ditur se forumi është i hapur për publikun.















