Instituti për Çështje Evropiane: Gjysma e qytetarëve në Serbi mendojnë se Kosova është e humbur

Numri i qytetarëve serbë që do të pajtoheshin me pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE është rritur, lajmëroi Instituti për Çështje Evropiane në Serbi. Gati se gjysma e qytetarëve serbë besojne se “Serbia tashmë e ka humbur Kosovën” dhe se “është e pamundur të rivendoset kontroll i plotë serb mbi Kosovën”

Ilustrim

Qëndrimi se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se shteti serb nuk ka mundësi të rivendosë kontrollin e plotë mbi Kosovën po shprehet në një masë të madhe nga qytetarët serbë.

Kështu është bërë e ditur në hulumtimin e realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane, ku thuhet se 44.2 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova tashmë është e humbur.

“Rreth 44.2 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova është e humbur, ndërsa 44.6 për qind janë të mendimit se nuk është dhe 11 për qind janë të pavendosur. Qëndrimin se Kosova është e humbur shprehet në një masë më të madhe nga gratë, të anketuarit e moshës 30-59 vjeç, të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit, nga Vojvodina dhe popullata urbane”, thuhet në raport.

Sipas raportit, thuhet se pak më shumë se një e pesta apo 23 për qind e të anketuarve besojnë se kjo Qeveri do ta njohë Kosovën, kurse 56 për qind e tyre besojnë se kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë.

“Mendimi se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën në masë më të madhe e përfaqësojnë meshkujt, të anketuarit mbi 60 vjeç, me arsim të mesëm dhe fillor dhe banorë të vendbanimeve periferike”, vijon raporti.

Krahasuar me pjesët e mëparshme të hulumtimit, është vërejtur përqindja më e lartë e të anketuarve që do të njihnin pavarësinë e Kosovës për hir të hyrjes më të shpejtë në BE, theksohet në raport.

Po ashtu, në raport thuhet se më shumë se gjysma e qytetarëve serbë nuk do ta mbështesnin planin e Vuçiqit, i cili do ta sillte njohjen e Kosovës.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve apo 53.5 për qind nuk do ta mbështesnin planin e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do t’i sillte njohjen e Kosovës, 26.3 për qind do ta mbështesnin këtë plan, ndërsa 20.2 për qind nuk kanë përgjigje”.

Krahasuar me hulumtimet e mëparshme, sipas raportit të këtij instituti thuhet se ka pasur një rritje të lehtë të atyre që do të mbështesnin propozimin e përmendur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika